Art & Kulturë

“Vetmia e ëngjëllit”, ekspozitën e Giammarco Puntellit e gjeni te Muzeu Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Torre Carrara dhe Arte Mondadori në Itali çelin ekspozitën “Vetmia e ëngjëllit – La solitudine dell’Angelo”.

Giammarco Puntelli, autor dhe kritik arti, përzgjodhi 37 prej artistëve më të rëndësishëm dhe të vlerësuar si në Itali ashtu edhe jashtë saj në një temë shumë të veçantë. Vetmia e Engjëllit është gjendja e artistit bashkëkohor, shpesh i izoluar dhe vetëm në krijimtarinë e tij, një engjëll laik që parashikon mesazhet pasi është i aftë të dijë si të shohë përtej. E gjithë kjo kujton letërsinë dhe kinematografinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX mbi reflektimet e intelektualit dhe artistit.

Giammarco Puntelli ka përzgjedhur vepra të Giampaolo Talani, Serafino Valla, Alfonso Borghi, Jucci Ugolotti, Giuseppe Menozzi, Elvino Motti, Guglielmo Spotorno, Emilio Giossi, Gene Pompa, Massimo Ferri, Alessandra Casciotti, Franco Xhondi, Tiziano Calcari, Silvia Caimi, Fiamma Morelli, Claudio Massimi, Emanuela De Franceschi, Vittoria Palazzolo, Franco Carletti, Alessandro Grazi, Claudio Fezza, Antonella Belviso, Fabio Cicuto, Alessandro Trani, Aldo Claudio Medorini, Mafalda Marian, Daniela Rebuzzi, Ivana Vio, Federica Gianfranchi, Stefania Tazzini, Nicolò F. Ricciardi, Annalisa Bonafini, Natascia Marinelli.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).