Art & Kulturë

Kush punon nga shtëpia, është më i lumtur dhe qëndron më gjatë në punë

Kohët e sotme të duhet vetëm një lap top dhe punën mund ta bësh nga shtëpia.

Sipas një studimi të ri, ata të cilët mund të punojnë nga shtëpia janë në përgjithësi më të lumtur sesa ata të cilët duhet të punojnë në një zyre.

Me 24 shtator, kompania “Oël Labs” e kishte publikuar raportin me mijëra amerikanë të anketuar dhe kishte zbuluar se 49% prej tyre punojnë me orar të plotë kur punonjë nga shtëpia.

Siç duket, puna nga shtëpia – apo vetëm ideja e kësaj pune – i bën njerëzit më të lumtur!

71% e punëtorëve të cilët punojnë nga shtëpia thonë se janë shumë të lumtur me punën e tyre.

Një fakt interesant është se ata të cilët punojnë nga shtëpia janë dyfish më të prirur të fitojnë më shumë para sesa ata që shkojnë në zyre.

Tjetër faktor interesant ka qenë edhe besnikëria: ata që punojnë nga shtëpia janë më të prirur të qëndrojnë në punën që e kanë përgjatë pesë viteve të ardhshme – gjë nga e cila përfiton punëdhënësi, por edhe vet punëtori.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).