– Pse u bëmë të verbër?
– Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin.
Gruaja e mjekut u çua dhe shkoi te dritarja, vështroi poshtë rrugën e mbuluar nga plehrat, njerëzit që bërtisnin e këndonin. Pastaj ngriti kokën drejt qiellit dhe e pa krejtësisht të bardhë. Frika e detyroi të ulte menjëherë sytë. Qielli ishte ende atje…
Nga Botimet Dudaj.