Një qytet është goditur nga një epidemi e “verbërisë së bardhë”, e cila nuk kursen askënd. Autoritetet kufizojnë të verbrit në një spital mendor të zbrazët, por elementet kriminale i mbajnë të gjithë robër, duke vjedhur racione ushqimore dhe duke dhunuar gratë.
Ka një dëshmitar okular për këtë makth që udhëzon shtatë të panjohur – midis tyre një djalë pa nënë, një vajzë me syze të errëta, një qen me lot – nëpër rrugët e shterura dhe marshimi bëhet aq i çuditshëm sa rrethanat janë të tmerrshme.
Një shëmbëlltyrë e mrekullueshme e humbjes dhe disorientimit dhe një evokim të gjallë të tmerreve të shekullit të njëzetë, Verbëria ka përfshirë publikun e leximit me portretizimin e fuqishëm të pikave te forta dhe dobësive më të mëdha të njeriut. Roman jashtëzakonisht i fuqishëm qe ve ne pah vullnetin e njeriut për të mbijetuar kundër të gjitha gjasave, nga fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë 1998.”Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim “Verbëri”, është shprehur autori.