Art & Kulturë

Vazhdon debati mbi Teatrin Kombëtar, Robert Ndrenika akuzon drejtorin e TK, Hervin Çulin

Debate mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë ka javë që është një nga temat kryesore që po mbizotëron në aktualitetin shqiptar.

Ditën e djeshme, Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi janë shprehur sërish kundër këtij vendimi. Sipas Ndrenikës, është më mirë që godina të lihet ashtu siç është, pasi në këtë mënyrë do të rrojë edhe për 70 vite të tjera.

“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” tha Ndrenika.

Ndërsa Derhemi akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli se i ka mbyllur derën e TK për të mos lënë aktorët dhe qytetarët të hyjnë.

“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,” është shprehur Derhemi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).