Teatri hollandez, Lichtbende vjen në Tiranë me shfaqjen “Unë dhe Pleshti”, ditën e Shtunë, më 25 Nëntor në orën 10:30, në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, ju fton bashkë me fëmijët (mbi 4 vjeç) për të parë me sytë tuaj sesi shfaqja krijohet nga artistët e Lichtbende, duke iu dhënë jetë dritave përmes projektimit në një ekran gjigand. Është një shfaqje për fëmijë, por që do e shijojnë pa dyshim edhe të rriturit – me humor, muzikë dhe animacion.
Hyrja është e lirë!