Art & Kulturë

“Trojanet” prezantohen në ambientin e Etno Fest

Projekti ndërkombëtar “Trojanet”, program i teatrit amerikan La Mama nga New York, tashmë ka mbërritur në Kosovë, për ta jetësuar bashkëpunimin me Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis

Disa nga artistët të cilat janë pjesë të kësaj punëtoria janë kryesisht emra të njohur të skenës kosovare dhe ndërkombëtare si: Ilire Vinca, Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj, Lulzim Bucolli, Flutur Mustafa, Qendresa Kajtazi, Edlir Gashi, Fisnik Sykaj, Daniela Markaj dhe shumë artistë të rinj, si: Fjolla Hana, Skender Podvorica, Redon Kika, Alban Goranci, Edon Shileku, Margarita Ukaj, Rajmonda Ahmetaj.

Njëherësh të përfshirë në këtë punëtori janë edhe dhjetëra artistë profesional, muzikantë dhe të rinj nga komuniteti serb në Kosovë të cilët së bashku praktikisht po arrijnë të jetësojnë pjesë nga shfaqja “Trojanet”.

Ky projekt është zhvilluar ndër vite, ndërsa në muajin maj të 2018-së do të realizohet edhe në festivalin FemArt shfaqja “Trojanet” nga grupi i artistëve dhe artisteve nga të gjithë komunitetet e Kosovës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).