Nisin regjistrimet për edicionin e pestë të “Trofeut Skënderbej – Tamara Hillclimb 2017”.
Gara është regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit si dhe është e vlefshme për kampionatin CEZ (Central European Zone).
Provat zhvillohen ditën e shtunë, datë 01 Korrik, ndërsa gara zhvillohet ditën e dielë, datë 02 Korrik.
Itinerari ka një gjatësi prej 5.7 km dhe do të mbahet në 2 (dy) xhiro.
Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 395 metër, me një gradient mesatar prej 6.9%.
Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës.