Sheshi “Skënderbe” ndonëse është një pjesë e pëlqyer për qytetarët e Prishtinës dhe jo pak i frekuentuar, sot ka marrë një pamje të re. Është tregu i luleve ai që bëri që gjithçka në këtë pjesë të jetë më e bukur, më me shumë ngjyra dhe më me shumë vizitorë.
Tregu i luleve është hapur sot për herë të parë në Prishtinë. Në hapje të tregut ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për përkrahjen e prodhuesve të luleve.