Sigurisht që asnjëra prej këtyre tre erëzavs nuk do të bëjë mrekulli, por janë shumë të efektshme për t’u dobësuar.
Para së gjithash, asnjë nga komponentët nuk do t’i largojë mrekullisht kilogramët e tepërt. Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të aplikoni shprehi të shëndetshme të ngrënies dhe të ushtroni rregullisht. Megjithatë, ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.
Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet ta dini se këto erëza do ta përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sheqeri stabil në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.
Shafrani
Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup.
Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.
Specat djegës
Çdo erëz që stimulon djersitje, ndërsa specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e ghrelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë.
Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.
Kanella
Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut.
Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit.