Elon Musk ka postuar në instagram foton e parë zyrtare të kostumit hapësinor të programit të tij SpaceX, duke nënkuptuar që detaje të reja do të dalin në ditët në vazhdim.
Musk tha që kostumi është funksional dhe është testuar me dyfishin e presionit të vakumit që ekziston në hapësirë.
Kostumi në vetëvete është shumë i rehatshëm dhe Musk e pranon që ka qenë një sfidë e vërtetë balancimi i pamjes së jashtme dhe funksionit të tij.
Ky kostum është dizenjuar që të vishet nga austronautët gjatë transportit brenda anijes kozmike dhe jo për dalje të austronautëve jashtë anijes në hapsirë.
Dizajni i veshjes është shumë elegant me një pamje që i afrohet filamve fanta-shkencorë dhe në të njëjtën kohë i ngjason pak duke i bërë homazh veshjeve të vjetra me të cilat austronautët e NASA-s u ulën në hënë.