Me një tempo jo të shpejtë, me pak dialog, me përsëritje të skenave dhe jo me shumë dramë, është përcjellë mesazhi i filmit “T’padashtun”, me skenar dhe regji të Edon Rizvanollit, film i cili ka pas premierën kosovare, pikërisht në mbrëmjen e së enjtes, në hapjen e PriFest, pas premierës botërore në Karlovy Vary Festival.
Filmim “T’padashtun”, pritet të jetë pjesë e festivaleve të ndryshme ndërkombëtare. Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës.