Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nis në kuadër të “Edukimit përmes Artit” aktivitetet në shkollat e kryeqytetit, një mision i rëndësishëm për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë jomateriale ndërmjet brezave, e cila do të zgjasë gjatë muajit tetor.
“Edukimi përmes Artit” vjen në një kalendar të dedikuar dhe detajuar të shfaqjeve, trajnimeve, orëve të hapura dhe koncerteve të shumta me nxënësit e shkollave 9-të vjeçare të Tiranës. Të premten trupa e baletit të TOB me baletin “Arrëthyesi” ishin në shkollën “Jeronim De Rada”. Një orë e hapur mësimore për ti prezantuar nxënësve historinë e baletit “Arrëthyesi”, për ti folur në lidhje me elementët bazë të baletit klasik. Pyetje dhe përgjigje nga nxënësit për balerinët e trupës së baletit të TOB dhe më pas shfaqja e baletit. Po të premten projekti “Eja këndo me ne” solli takim me mësuesit e muzikës të shkollave të Tiranës për të prezantuar projektin dhe për të vendosur mënyrën e funksionimit dhe orëve të hapura me nxënësit, si dhe programin konkret të këtij projekti.
Në 9 tetor projekti “Eja këndo me ne” prezantohet për herë të parë përballë mësuesve, koordinatorëve dhe nxënësve në një organizim në Muzeun Historik Kombëtar, me veprat e Prenkë Jakovës, Carl Off, A.V Mozart, L.V.Bethoveen. Me shkollat “Ahmet Gashi”, “Shkolla e Kuqe”, “Edit’h Durham”, “Kongresi i Manastirit”, “Lidhja e Prizrenit”, “Vasil Shanto”, “Musine Kokalari”, “Fan S. Noli”, Jeronim De Rada”, “28 Nëntori”.
Organizimi i një dite të hapur nga trupa e korit të TKOB dhe shkollat e përzgjedhura. Nxënësit do të marrin njohuritë mbi operën si dhe njihen me elementet bazë të korit, si një nga përbërësit kryesorë të gjinisë operistike. Programi do të përmbajë korale të ndryshme nga operat “Skënderbeu, “Një jetë me stuhi”, “La Traviata”, “Nabuco”. Gjithashtu do të njihen me një nga figurat më kryesore të operës shqiptare, Nderin e Kombit – Prenkë Jakova .
Gjithashtu do të zhvillohet një test mbi njohuritë bazike rreth operës. Po këtë ditë moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TOB do të mësojnë trupat korale në “Shkolla e Kuqe”, shkollën “Vasil Shanto” dhe “Jeronim De Rada”