Teatri Kombëtar do të zhvendoset tek “Turbina”. Drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli ka pohuar se zhvendosja do të bëhet sipas një urdhri të Ministrisë së Kulturës për ngritjen e grupit të punës, që do të merret me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.
“Na ka ardhur urdhër nga Ministria e Kulturës për ngritjen e grupit të punës për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek “Turbina”, që pritet të mbarojë në muajin shkurt të vitit që vjen. Ndoshta nuk mbaron dot zhvendosja në shkurt, por urdhri për ngritjen e grupit të punës ka ardhur”, ka deklaruar Çuli.

Kryeministri Rama ka premtuar në këto mjedise “Një hapësirë të re ultramoderne për artin e kulturën skenike”. Ndërkohë Çuli pohon se do të vijojë edhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Deri në muajin shkurt Çuli ka pohuar se “sezonin e dimrit ne do ta përballojmë me kaldajën, siç kemi qenë dhe me shfaqjet e tjera”. Sipas Çulit, këtë vit janë akorduar nga ministria 2 milionë lekë të reja më shumë se një vit më parë, një buxhet që arrin te 14 milionë lekë të reja këtë vit.
Teatri Kombëtar do të ngjisë 14 premiera në skenë për sezonin e ri artistik 2017-2018. Ky sezon artistik do të sjellë në skenë, jo vetëm vepra të huaja, por dhe shqiptare.