E nisur nga Bashkia e Tiranës si traditë pak kohë më parë, vendosëm ta zhvillonim këtë projekt bashkarisht në edicionin e tij të parë si FESTIVAL me përmasa ndërkombëtare.
– Kemi marr përsipër krijimin e një sërë traditave të munguara me aktivitetet që ne organizojmë.
– Duam ti japim një tjetër këndvështrim ushqimit në festival; jo vetëm ushqimet e rrugës por të gjitha llojet e kuzhinave që do të shërbehen në një festival të tillë, me qëllim dhënien e mundësisë së shijimit të vizitorëve të ndryshëm.
– Të gjitha llojet e kuzhinave në një vend, për edukimin e shijes së konsumatorëve me shije të reja.
– Sjelljen e disa komponentëve kulinarë Europian me eksperiencë në të tilla organizime.
– Rritjen e standardit të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në street food-in vendas.
– Krijimin e një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë produkte/ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj të cilët janë gjithmonë në rritje.

Tirana Street Food Festival, vjen së shpejti
Prev Post
Lu@j në Parkun Tënd
Next Post
Baleti “Zhizel” në Teatrin e