Këtë sezon veror nuk duhet të largoheni nga Tirana! Në kryeqytet përgjatë verës do të vijnë një numër artistësh me famë botërore, të cilët do të vijnë për të performuar për publikun shqiptar.
I pari që do të hapë siparin e paradës së koncerteve të artistëve të njohur është pikërisht këngëtari Ermal Meta, i cili pritet që pas performancës së tij në Eurovizion të zhvillojë një koncert në Tiranë rreth fundit të majit.
Gjithashtu një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare, Rita Ora do të jetë në koncertin që do të organizojë Bashkia e Tiranës 3 qershor në Tiranë. Rita rikthehet pas koncertit të vitit 2012 të realizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Ndërkohë data 27 korrik do të sjellë në Tiranë një nga emrat më të njohur të muzikës latine këngët e të cilit janë kthyer në hite si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. Daddy Yankee vjen në Tiranë për një koncert vërtet elektrizues, biletat e të cilit do të nisin tëshiten që prej datës 1 maj.
Më 18 gusht, Dj me famë botërore, Martin Garrix do të performojë në Tiranë, pas një turi tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj.
Gjithashtu në gusht një tjetër këngëtar me famë botërore do të realizojë një koncert në Tiranë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Enrique Iglesias