Art & Kulturë

“Tirana 100 km” përfaqëson denjësisht Shqipërinë në festivalet ndërkombëtare

Vendi ynë do të jetë pjesë e dy festivaleve ndërkombëtarë të filmit në SHBA, përkatësisht në Milledgeville & Eatonton Film Festival dhe Northern Virginia International Film Festival.

Me regji nga Lorin Terezi dhe producent Artan Malaj e prodhuar nga Mailuki Films, “Tirana 100 km” është produksioni që do ta prezantojë Shqipërinë në këto dy festivale.

Skenari i këtij filmi është shkruar nga regjisori Terezi në bashkëpunim me aktoren Anila Balla, e cila edhe portretizon rolin kryesor, nën suportin e aktorëve të tjerë, si Ardian Cerga e Kastriot Shehi.

Ky film trajton historinë e Lindës, jeta e luksit e së cilës merr fund kur Stefani, biznesmeni i suksesshëm ndërron jetë. Ajo tashmë do të përballet me realitetin e përditshmërisë së frikshme.

E gjendur e papërgatitur në një atmosferë armiqësore, Linda rikthehet në vendin e lindjes, ku e gjen fshatin siç e ka lënë, me të njëjtat rrugë e njerëz. Mirëpo asgjë nuk do të jetë e thjeshtë; Familja e dëbon nga shtëpia dhe të ashtëquajturit shokë të saj, do t’i kthejnë shpinën.

Sipas regjisorit, “Tirana 100 km” portretizon më së miri fenomenin e femrës me rrënimin e saj.

Xhirimet janë zhvilluar në Tiranë dhe një pjesë e tyre në Spaç, në një shtëpi mes maleve dhe premiera e filmit u dha shtatorin e kaluar.

Trailer:

https://vimeo.com/252057958

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).