Një shkrimtare britanike e quajtur Bee Wilson ka këshilluar të gjitha nënat e reja që fëmijëve të tyre të vegjël t’i japin perime menjëherë pasi të kenë mbushur 4 muaj jetë. Sigurisht, pa i hequr qumështin e gjirit. Kjo do të bëjë që ata në të ardhmen të zgjedhin ushqime të shëndetshme.
“Ka prova se mes moshës 4 dhe 7 muajsh ka një gjë që quhet “hapësira e shijes”, që do të thotë se i vogli është më receptiv ndaj shijeve të reja. T’i ushqesh të vegjlit vetëm me qumësht gjiri është një mundësi e humbur për t’i prezantuar me shije të reja që do të mund t’i preferojnë në të ardhmen”, tha ajo.