Në kuadër të Javës së Inovacionit, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) nën kujdesin e veçantë të Ministres për Inovacionin dhe Administratës Publike znj. Milena Harito, në partneritet me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë Kosovë, dhe Divizionin UBT-CERT organizojnë për herë të parë konferencën studentore “Teknologjia qe puneson” në datën 17 Maj.
????Punimet duhet të fokusohen në temën e Javës së Inovacionit “Teknologjia që punëson”, në ndikimin dhe evoluimin e sulmeve kibernetike në rritjen e vendeve të punës, duke sjellë analiza nga Microsoft, Google, Amazon etj.
????Mirëpresim abstract-in e punimit/paper tuaj deri në datën 3 Prill në adresën [email protected] dhe aplikantët që do kualifikohen në fazën e parë do të kontaktohen për të paraqitur punimin e plotë deri në 24 Prill.
???? Ftojmë të aplikojnë të gjithë studentët e fakulteteve të drejtimit TIK nga Shqipëria e Kosova
???? Pjesëmarrësit do të vlerësohen me çertifikatë nga Ministrja znj. Harito
???? Për fituesit janë rezervuar çmime surprizë
Për çdo pyetje për aktivitetin: ???? [email protected]
[codepeople-post-map]