Art & Kulturë

Kryevepra botërore Lukrecia Borxhia vjen në Tiranë

Lukrecia Borxhia – Ambasada Franceze në Shqipëri dhe Aleanca Franceze e Tiranës në partneritet me Teatrin Kombëtar dhe mbështetjen e Institutit Francez, ju ftojnë në një ngjarje të jashtëzakonshme artistike.

“Lukrecia Borxhia” kryevepra e autorit francez Viktor Hygo, e sjellë në skenë nga regjisori i madh francez Eric Vigner.

Shfaqjet e para do të zhvillohen në datat 12-13-14 maj ora 19:00 me interpretimin e shkëlqyer të aktorëve : Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musollari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi.
Skenografia : Eric Vigner
Kostumografe : Anila Zajmi
As/skenograf : Klajd Ymeri
Muzika : John Kaced
Ndriçimi : Kelig Le Bars

Për rezervime drejtohuni pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar ose duke telefonuar në numrin 042223022 nga ora 9:00-13:00 dhe 16:00-19:00.
Mos e humbisini këtë kryevepër botërore !
[codepeople-post-map]

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).