Art & Kulturë

Teatri Metropol hap audicionet për aktorë

Teatri i Metropolit në Tiranë ka hapur zyrtarisht konkursin për punësimin e tre aktorëve me kontrata 1-vjeçare të rinovueshme.

Këto pozicione janë të hapura për aktorët e rinj nga mosha 21 deri në 30 vjeç, të cilët do të angazhohen në shfaqjet dhe programet për fëmijë e të rinj të platformës “Edukojmë me Teatër”, që organizohen në Teatrin Metropol dhe shkollat publike të Tiranës.

Konkursi do të zhvillohet me dyer të hapura më datë 26 mars dhe afati i fundit i regjistrimit për pjesëmarrje në konkurs është data 25 mars, ora 12:00.

Në lidhje me këtë audicion, do të zhvillohet edhe një takim i hapur informues në 12 mars, ora 11:00 në sallën “Çehov” të Teatrit Metropol.

Aktorët e interesuar për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet të kenë:

1. Diplomë Bachelor (në Aktrim ose Regji)
2. Cv të punëve artistike
3. Një monolog komik (deri 2 min)
4. Një monolog dramatik (deri 2 min)
5. Një etyd plastik (deri 3 min)
6. Një këngë

Teatri Metropol është i përkushtuar që ta mbajë këtë proces të hapur dhe pozitiv për të gjitha palët prandaj lutemi të respektoni kriteret e proçesit dhe evitoni referenca ose ndërhyrje të llojeve te tjera.

Ju mirëpresim në audicion!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).