Art & Kulturë

Teatri Kombëtar çel sezonin artistik me veprën “Xhelatët”

Teatri Kombëtar çel sezonin e artistik së shpejti me veprën “Xhelatët” nga Martin McDonagh.

Aktorët kanë nisur provat në skenën e “ArTurbinës”, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kjo vepër vjen me regji nga Qëndrim Rijani dhe nën interpretimin e 14 aktorëve në skenë mes tyre Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Hervin Çuli etj.

Në qendër të veprës është dëshira e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak, që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).