Art & Kulturë

Teatri i ri Kombëtar: “Do ketë trefishin e sipërfaqes së teatrit aktual”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbi teatrin e ri Kombëtar, një çështje e disktuar shumë kohët e fundit, teksa ishte i ftuar tek emisioni Opinion.

Sipas Veliaj, për të gjithë artdashësit dhe artistët, do të vihet në dispozicion një teatër me një sipërfaqe 3 herë më e madhe se teatri i sotshëm.

“Di të të them që sot teatri ka 3000 metra katrorë do ketë shumëfishin, minimalisht trefishin e territorit që ka sot. Teatri nuk ka kullë sipër dhe ky është një vendim territori, pra në territoret e teatrit”, është shprehur Veliaj.

Ndërkohë, pritet që teatri i ri të pajiset me black-box, salla më të vogla, salla alternative dhe shërbime shtesë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).