Teatri Bylis në Fier do të nisë shfaqjet në muajin mars me një pamje krejtësisht të rë. Ndërhyrja është e gjithanshme nga skena deri tek fasada, duke krijuar kushte më të mirë për aktorët dhe artdashësit fierakë.
Gjatë periudhës gati 1 vjeçare të rikonstruksionit, trupa e aktorëve fierakë ka zhvilluar turne thuajse në të gjitha skenat artistike të vendit, ndërsa tashmë pret të rikthehet në shtëpi.
Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë.