Art & Kulturë

Teatri ‘Andon Zako Çajupi’ hap dyert me një pamje të re (FOTO)

Sot në Korçë u zhvillua ceremonia e hapjes së teatrit të rikonstruktuar ‘Andon Zako Çajupi’.
“4 vite në Ministrinë e Kulturës treguan se kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama e kanë shumë seriozisht çështjen e kulturës, fjalë për fjalë, siç thoshte një nga baballarët themelues të Europës Jean Monnet: “Po ta nisnim Europën nga e para do e filloja nga kultura”, me këto fjalë Ministrja e Kulturës përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes së teatrit të rikonstruktuar “Andon Zako Çajupi”, Korçë.
Teatri i rikonstruktuar mirëpriti spektatorët me shfaqjen e baletit “Liqeni i Mjellmave”, interpretuar nga orkestra simfonike dhe trupa e TKOB-së. Pas më shumë se 55 vjetësh qeveria shqiptare investon në Tempulli e Artit në Korçë, një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare në art dhe kulturë, me synimin për ta kthyer në një teatër modern, i cili do t`i përgjigjet kërkesave dhe standardeve të kohës.

Teatri “Andon Zako Çajupi” është themeluar në vitin 1951 dhe nga viti 1971 ka godinën ku ndodhet edhe sot. Por prej atij viti, ky objekt nuk kishte njohur asnjë investim, duke çuar në amortizimin e gjithë ambienteve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).