Art & Kulturë

të vjelat!

15 km në jug-perëndim të Tiranës… me të dalë jashtë trafikut të qytetit, ndodhet fshati Baldushk, ndiqni rrugën mes kodrave dhe sapo të shihni tabelën, ja ku fillon aventura juaj… Ajo e ri-njohjes me vlerat e tokës dhe ri-kthimit në origjinë… Proçesi i Vjeljes nga toka në shportë nën kujdesin e fermerëve vendas është dhe një mundësi për të njohur më shumë ata qe kanë zgjedhur të punojnë dhe të rrisin produktet që çdo ditë kemi mbi tavolinë. Një tavolinë e madhe e përbashkët na pret në kodër ku do të kemi mundesi të degustojmë gatimet e fshatit dhe te lidhim ura të reja bashkëpunimi, nderkohë që mes gjetheve përhapet muzika dhe tekstet e këngeve të Piter Pan Quartet.

Mbi sera skicat e fshatit marin jetë në një projeksion që tregon rrugëtimin që sapo keni përjetuar dhe pika të tjera interesante që mund të vizitoni në udhëtimet e ardhshme në Baldushk!

Të nesërmen, ndërsa do të pini kafen tuaj të parë në qendrën e qytetit në verën përvëluese, do të keni me ju jeshilen, blun dhe ngjyra të tjera shoqëruar me shijen e tokës, ndërkohë që lexoni historinë e një harte, dhe ndalesën e saj të pare: Baldushk!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).