Sigmund Freud (Zigmund Frojd) ishte një shkencëtar, psikolog, psikoterapist, filozof dhe shkrimtar i shekullit të 20-të, që u bë mjaft i famshëm për veprat e tij dhe qëndrimet kundër nazizmit e më tej.
Gjatë gjithë jetës së tij, Frojd u përpoq që të zbulonte të vërtetën pas ekzistencës së jetës, duke lënë pas disa teori mjaft të vlefshme.
Të gjithë biem dakort në diçka: Çdo e vërtetë rëndon dhe është e hidhur, prandaj mëposhtë do të gjeni disa fakte të vërteta, të thëna nga Frojdi.
- Qëllimi i jetës është vdekja.
- Ekzistojnë dy faktor madhorë që mbrojnë shëndetin e njeriut: Dashuria për jetën dhe dashuria për punën.
- Dobësitë tona janë njëkohësisht edhe fuqia jonë.
- Njerëzit janë shumë herë më inteligjent se sa ata e imagjinojnë dhe po ashtu, janë shumë të pamoralshëm.
- Ëndrrat janë rruga e artë që të çojnë tek nënvetëdija jonë.
- Neuroza (Sëmundje mendore) është mostoleranca për gjërat e pasigurta.
- Njerëzit dinë ta mbrojnë veten nga sulmet fizike e psikologjike, por janë shumë vulnerabël ndaj komplimenteve.
- Një mashkulli i duhet të shndërrojë një labirint në një rrugë të drejtë… Vetëm atëherë do të mundet t’i kuptojë femrat.
- Unë gjithmonë e kam kërkuar pushtetin dhe vetbesimin. Por, këto të dyja janë të pandara; Ato qëndrojnë aty, duke pritur që ne t’i gjejmë.