Art & Kulturë

“Të kërcejmë kundër gjuhës së urretjes” më 30 Qershor tek Rruga e Dibrës

New Vision dhe rrjeti i “Hate Fighters” ju ftojnë në organizimin e aktivitetit të kërcimit hip-hop (flash-mob) me temë: “Të kërcejmë kundër gjuhës së urretjes” .

Qëllimi kryesor i rrjetit të Hate fighters është luftimi kundër urrejtjes online dhe offline ,duke përdorur metoda kreative me përfshirjen e sa më shumë të rinjve ,duke u mbledhur të gjithë bashkë e duke ia kaluar sa më mirë, me një qëllim të përbashkët.

Gjatë aktivitetit të rinjtë pjesëmarrës do të informohen rreth lëvizjes si dhe do të mësojne më shumë për njërën nga metodat kreative, siç është kërcimi hip hop .

Kush mund të marrë pjesë?

Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë të gjithë ata të rinj të cilët kanë pasionin dhe dëshirën për të kërcyer. (Jo domosdoshmërisht të jesh profesionist, mjafton të kesh dëshirën dhe energjinë pozitive për të na u bashkuar).

Aktiviteti konsiston në mësimin e koerografisë zyrtare të “Hate Fighters” duke përfshirë sa më shumë të rinj, me qëllimin e një produkti që do të finalizohet deri më 30 qershor 2016 me realizimin e një flash mob-i, me objektivin për të mbledhur 300-500 të rinj duke kercyer nen kengen zyrtare te “Hate Fighters”.

Trajnimi për mësimin e koerografisë do të kryhet cdo të shtunë duke filluar nga: 07 /05/ 2016, me një kohëzgjatje nga 1.5 -2 orë në ditë, në rrugën e Dibrës, Tiranë, ku jo vetëm do kalohet bukur duke mësuar koerografinë, por edhe të kalojmë pak kohë me njëri-tjetrin nën ritmet e muzikës dhe kokteileve.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në emalin e organizatës New Vision : [email protected]
#HateFightersNetwork, #HateFighters, #EYF and #CoE

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).