Të mërkurën më 13 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “Të Harruarit” në regji të Shkurtë Aliut.
“Të harruarit”, që shfaqet në skenën e vogël të vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sjell rrëfimi për dy të rinj të izoluar të pa shpresë e të ngujuar në vendin e mendjen e tyre, në kufijtë e Evropës në çmendinë e krijuar nga pushteti. Njerëz të harruar në shtëpinë e rrugën e tyre, të dhunuar, të poshtëruar e të trajtuar si kafshë e pa dinjitet. Rrugën e vetme të shpëtimit shohin emigrimin.
Shfaqja vjen nën lojën e aktorëve: Edlir Gashi dhe Qëndresa Kajtazi.
“Të harruarit”, shfaqet të mërkurën nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.