Meteorët Geminidis do jenë sot të dukshëm në të gjithë botën. Kur Toka kalon nëpër pjesët e mbetura nga një kometë, qielli ndriçohet akoma më shumë, ndërkohë që pjesët e mbetura të kometave digjen, duke krijuar një spektakël fishekzjarrësh në qiell. Dhe kjo shkakton atë që quhet shfaqje meteorësh.
Pa marrë parasysh se nga ku po shihet, NASA thotë se spektakli i meteoreve do të arrijë kulmin në orën 19:30 të pasdites më 13 dhjetor dhe në mëngjesin e 14 dhjetorit, me meteorët më të dukshëm nga mesnata deri në 4 të mëngjesit