Kronikat e Narnias sjellë në shqip nga #botimetdudaj mund të jenë frymëzuar nga një qytet në Itali.
Narni është një qytet piktoresk 95 kilometra në veri të Romës në fushat e Umbrias. Turistët tërhiqen nga kishat e saj mesjetare, rrugët dhe kthinat, të gjitha të mbushura me histori. Kjo ka qenë një qendër e banuar për të paktën 2 mijë e 500 vjet.
Është një qytet i vogël me një histori marramendëse. Narni mund të ketë qenë frymëzimi për autorin C. S. Lewis të serisë së suksesshme të librave për fëmijë “Kronikat e Narnias”. Eleonora Aiello është një guidë turistike dhe është e sigurt që një lidhje e tillë ekziston. Ajo thotë: “Lewis me siguri që e njihte Narnin. Narnia është emri i lashtë romak për Narnin dhe Lewis ishte studiues i historisë klasike.
Mes dokumentave të gjetur në arkivën e tij, ka një hartë të Italisë, ku Narni është rrethuar më një vijë të kuqe.
Pra ka mundësi që ai ose e njihte nga dokumentat e lashta ose ka qenë këtu vetë”. https://www.google.de/…/www.zeriamerikes.com/amp/457933.html