Art & Kulturë

Tavë me patate dhe sallam

Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi.

Përbërësit

100 gr sallam (“Luziana “)
3 patate (të prera në feta të holla)
3 vezë
100 gr pana
100 gr djathë parmixhano (të grirë hollë)
100 gr thërrime buke

Përgatitja

1. Në fillim prisni sallamin “Luziana” nga Tona në copa të vogla. Më pas në një tenxhere me ujë me kripë vendosni për të zierë patatet.
2. Në një enë rrihni së bashku vezët, panan, djathin, kripën dhe piperin.
3. Lyeni tavën me pak gjalpë dhe bëni një shtresë me bukën e grirë. Vendosni një shtresë me patatet dhe sipër e lyeni me salcën që përgatitën.
4. Vendosni sallamin. Përsëriteni këtë edhe një herë. Në fund i shtoni pak rozmarinë, një shtresë me patate dhe sallamin. E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).