Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin e restaurimit të banesës së Sali Shijakut, Tiranë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe strukturorë të banesës. Banesa e ndodhur në Rr. “Vildan Luarasi”, Nr 16, është shembull tipik i banesës tiranase. Ndërtuar në […]