Teatri Metropol sjell në skenë premierën “Një ëngjëll në katin e 11” me regji nga Stefan Çapaliku. Kjo vepër është një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore.