Më në fundi, një artiste e vërtetë e muzikës vjen në Tiranë. Në 11 nëntor në orën 19:00, në Muzeun Historik Kombëtar, Sylvia Pagni do të performojë me fizarmonike, një instrument sa misterioz aq dhe i vështirë. Sylvia Pagni, vajza nga Abruzzo, e cila pas shumë vështirësish, sidomos nga babai i cili e ndalonte të përdorte instrumentin në fjalë, arriti me shumë orë studimi individual, t’i tregonte atij se ishte e dashuruar me fizarmonikën.
Fizarmonika nuk ishte vetëm një instrument për të, por ishte diçka që e çonte Sylvia-n në një dimension tjetër kur fillonte të luante. Sylvia është gruaja që na tregon se kur me të vërtetë dëshironi diçka mund ta merrni me çdo kusht dhe pavarësisht çdo pengesë.
Nga ana tjetër, Sylvia me historinë e saj na tregon se me punë mund të bëhesh një person shumë i rëndësishëm, por duhet të mbetesh gjithmonë i përulur dhe bujar.