Mbrëmja e djeshme ishte një natë festive për të gjitha markat më të njohura dhe më të mira në tregun shqiptar, të cilat u vlerësuan për punën e palodhur si Superbrande.
Në ambientet moderne dhe luksoze të “The Plaza Hotel”, u zhvillua mbrëmja Gala e edicionit të dytë të çmimeve Superbrands Albania 2017. Një organizim madhështor, i kuruar deri në detajet më të vogla, Superbrands Albania ia arriti që të sillte sërish një event të bukur, pjesëmarrësit e të cilit ishin përfaqësues nga kompanitë më të mëdha dhe më të mira në vend.
Sokol Fuga, menaxher dhe partner i Superbrands Albania, ka rrëfyer se Superbrands tashmë është bërë pjesë e traditës së promovimit të biznesit shqiptar. Kjo iniciativë është totalisht e pavarur, ku vlerësimi është absolutisht i pandikueshëm dhe i panegociueshëm dhe nuk mund të hidhet hije dyshimi mbi mënyrën si votohet.
“Unë kam zbatuar me përpikmëri formulën, që është pjesa më e rëndësishme, e cila kërkon dorëzimin e ftesës tek biznesi që është zgjedhur si Superbrand dhe kam shkuar për t’ia paraqitur, pavarësisht se në jetën e përditshme ai mund të jetë edhe konkurrenti im në biznes. Kjo performancë ka rritur vlerësimin e bizneseve e individëve ndaj Superbrands dhe nga ana tjetër, ka treguar paanshmërinë e vlerësimit. Superbrands është e vetmja formulë, e cila jo vetëm që promovon duke prodhuar edhe një libër me të gjitha brendet, i cili është bërë një traditë, por nga ana tjetër organizohet edhe një event i kësaj natyre, ku shkëlqimi dhe suksesi janë të garantuara nga të gjitha bizneset pjesëmarrëse “, është shprehur Fuga në një intervistë për Infokult dhe gazeta Ҫelësi.

Sokol Fuga & Eneda Tarifa
Kompanitë që janë përzgjedhur si fitueset e këtij edicioni të Superbrand, janë selektuar dhe votuar nga një këshill i pavarur dhe vullnetar, i cili përbëhet nga personalitete dhe emra të dëgjuar të fushave të ndryshme në Shqipëri.
Sipas Sokol Fugës, “Pjestarët që votojnë janë të gjithë vullnetarë, njerëz me integritet të tyre të lartë, të cilët mbajnë si përgjegjësi profesionale e personale duke qenë edhe figura publike”.
Konkretisht, këshilli i Superbrands Albania 2017 përbëhej nga këta personalitete: Alban Zusi, Aleksandër Ҫipa, Arbër Lleshi, Artan Hoxha, Aurora Sulçe, Azeta Tartaraj, Bledar Qevani, Dhori Kule, Edlira Mali, Fatos Ҫoçoli, Flutura Xhabija, Genti Beqiri, Ilva Tare, Ines Muçostepa, Mimoza Koçiu, Ornela Liperi, Rudina Magjistari, Silvio Pedrazzi, Spiro Brumbulli dhe Vjollca Karapici.

Pjestarët e Këshillit të Superbrands Albania 2017
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Eneda Tarifa, ka moderuar për herë të dytë eventin e Superbrands Albania. Ajo është rikthyer në skenën e këtij eventi jo vetëm për të prezantuar, por edhe për të performuar disa prej këngëve të saj, duke dhuruar një shfaqje magjike.
“Superbrands është tashmë një lider në të gjithë botën, kështu që duhet të jemi të kënaqur dhe të privilegjuar që e kemi edhe në Shqipëri dhe që bizneset tona kanë mundësinë të bëhen pjesë e Superbrands”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, kompanitë që ishin pjesë e Superbrands Albania 2017 dhe që u vlerësuan nga ky këshill si “Superbrande”, janë: Agna Group, Adex Courier & Logistics, Ami Event, Ҫelësi Media Group, Ҫobo Winery, Conad Albania, etj. (Klikoni këtu për të parë listën e plotë).
Më poshtë do të gjeni intervistat ekskluzive me secilën prej kompanive fituese, si edhe deklaratat e disa prej pjestarëve të Këshillit të Superbrands Albania 2017.
AGNA Group
Për kompaninë Agna Group, kjo ishte hera e dytë që mori çmimin e Superbrands Albania. Por, cili është motivi që kjo kompani zgjodhi të ishte për here të dytë pjesë e Superbrands, dhe çfarë e bën atë një Superbrand?
“AGNA Group përtej faktit që ka superbrande, është edhe një kompani e cila ka goxha histori në tregun shqiptar. Glina, është një nga fituesit e sotëm dhe këtë vit shënon 50-të vjetorin e saj që është pjesë e tregut. Sigurisht që Agna Group ka marrë çmimin si një super kompani, një Superbrand, pasi edhe produktet që ajo ka në portofolin e saj janë Superbrande”, është shprehur përfaqësuesja e Agna Group.
A e dinit që pija energjike DragonHeart është pjesë e Agna Group, e cila po ashtu është vlerësuar si një Superbrand? “Një pije energjike që njihet për cilësinë dhe standartet e larta, standarte të cilat janë aprovuar në organizata ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.
Ҫobo Winery
Për Kantinën e Verës Ҫobo kjo ishte hera e parë që ishin zgjedhur si një prej fituesëve të Superbrands Albania.
A ju pëlqen iniciativa e Superbrands Albania dhe si ju duket si koncept?
Ҫobo Winery: “Një iniciativë mjaft e mirë dhe një koncept gjithashtu i mirë, ku përsa i përket feedback-ut nga ky çmim, po presim që ta shohim me kalimin e kohës.”
Ҫfarë e bën Ҫobo Winery një Superbrand?
Ҫobo Winery: “Pa dyshim që cilësia. Vera që ne prodhojmë është një produkt që ka brenda elementë të një cilësie të lartë, për më tepër është një produkt me një identitet e imazh të caktuar, duke organizuar përherë aktivitete të ndryshme në kantinë. Një vlerësim mjaft të lartë mbi cilësinë e verës tonë e ka dhënë edhe gazeta britanike “The Guardian”, e cila në një artikull që kishte bërë një gazetar për verën shqiptare në përgjithësi, e kishte veçuar verën e kantinës Ҫobo si “Më e mira që kam provuar”.

Conad
Për rrjetin e supermarketeve Conad kjo ishte hera e dytë që ishin një prej fituesve të Superbrands Albania.
Administratori i Conad, lidhur me pyetjen nëse i ka pëlqyer iniciativa e Superbrands, ka treguar përkrahjen e tij për këtë event, që sipas të cilit “Nxjerr në pah pikat e forta të ndërmarrjeve dhe strategjitë e tyre, duke e bërë një iniciativë interesante”.
Por, cili është motivi që kjo kompani zgjodhi për herë të dytë të ishte pjesë e Superbrands?
“Superbrands është një vitrinë e rëndësishme për t’u njohur më gjerë në treg dhe për t’u treguar pjesmarrësve në këtë event se cilat janë pikat kryesore e më të fuqishme të Conad”, ka përfunduar administratori i Conad.
Karta EXTRA
Kjo ishte hera e parë që Karta Extra, pjesë e Ҫelësi Media Group, u përzgjodh si Superbrand, ndërkohë që është hera e dytë që ҪMG bëhet pjesë e Superbrands Albania.
“Karta EXTRA është çelësi i suksesit për biznesin tuaj. Ajo ofron një shërbim integral prej 360 gradë, duke krijuar projekte të përshtatura për kompaninë dhe objektivat e tyre të paracaktuara. Ato përfshijnë teknologjinë e avantazhit, së bashku me njohuritë dhe konsulencën e bazuar në përvojën tonë”, është shprehur përfaqësuesja e Kartës Extra lidhur me pyetjen se çfarë e bënte atë një Superbrand.
Enza Home
Për kompaninë e Enza Home kjo është hera e parë që ishte pjesë e Superbrands Albania.
“Është mjaft interesante si iniciativë”, është shprehur përfaqësuesja e kësaj kompanie. Por çfarë e bën Enza Homë një Superbrand?
“Enza Home është një vlerë e shtuar në tregun shqiptar, pavarësisht se kompania në këtë treg është relativisht e re, që prej një viti, ndërkohë që në rajon operon në treg që prej 45 vitesh. Enza u jep zgjidhje të gjitha kërkesave të konsumatorëve”, ka përfunduar ajo.
Eurosig
Kompania e sigurimeve “Eurosig”, është bërë për të dytën herë fituese e Superbrands Albania. Sipas përfaqësuesëve të kësaj kompanie që ishin të pranishëm në mbrëmjen Gala të eventit të djeshëm të Superbrands, motivi që e shtyu këtë kompani të ishin sërish pjesë e kësaj iniciative dhe arsyeja që i bëri të përzgjidheshin si një superbrand, ishte:
“Suksesi i kompanisë, arritjet e kompanisë dhe të biznesit, zgjerimi i tregut dhe cilësia e shërbimit ndaj klientit. Ne jemi gjithmonë afër nevojave të klientit, ndaj jemi një Superbrand”.
Alban Zusi, kryetar i “Shoqatës së Importuesve Shqiptarë” është pjesë e Këshillit të Superbrands Albania 2017.
“Është një iniciativë shumë e mirë. Gjithashtu, më pëlqen edhe metodologjia që përdor Superbrands për të identifikuar kompanitë më të mira, duke vendosur kriteret e duhura. Po ashtu, më pëlqen edhe ideja e këtij çmimi, pasi ai krijon një stimul tek kompanitë vendase që të zgjerohen e përmirësohen në mënyrë që të vlerësohen me këtë çmim.”
Cfarë e bën një kompani Superbrand?
Alban Zusi: “Një markë bëhet Superbrand kur ajo është e para që i vjen në mendje konsumatorit kur përmendet një produkt i caktuar – Ky është një Superbrand!”
F&M Reklama
“Kjo është hera e parë që F&M Reklama është fituese e Superbrands Albania. Më pëlqen shumë si iniciativë dhe është një nismë e veçantë për bizneset në Shqipëri”, është shprehur përfaqësuesja e kësaj kompanie. “Kompaninë tonë një Superbrand e bën cilësia dhe organizimi që ka stafi me njëri-tjetrin, e cila është një lidhje shumë e veçantë”, ka përfunduar ajo.
Insifa
Për kompaninë Insifa kjo ishte hera e dytë që vlerësohej me çmimin Superbrands Albania.
A ju ka pëlqyer si iniciativë?
Insifa: “Po, jemi shumë krenarë që jemi vlerësuar me këtë çmim.”
Cili është motivi që kjo kompani zgjodhi për herë të dytë të ishte pjesë e Superbrands dhe çfarë e bën atë një Superbrand?
Insifa: “Duke qenë një kompani prodhuese dhe eksportuese në vend, na bën që të jemi në një linjë me produktet që ne prodhojmë dhe të përfaqësojmë kompaninë tonë në mënyrë sa më të mirë të mundshme.”
Lufra
“Është hera e dytë që kompania jonë është përzgjedhur si Superbrand, e cila është një iniciativë shumë e bukur. Për ne, është konsumatori që e bën një kompani Superbrand, pasi ai e zgjedh dhe e vlerëson atë”, është shprehur Luis Ndreka, CEO i Lufra.
Pascucci Caffe
Kjo kompani u bë fituese për herë të parë e Superbrands Albania.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Pascucci, “Superbrands Albania është një iniciativë e shkëlqyer dhe është një nismë e re në Shqipëri, me një ide të përsosur”.
Pierre Cardin Home
Për kompaninë “Pierre Cardin Home” është hera e parë që vlerësohet si Superbrand në tregun shqiptar, por a e dinit se ajo ka që prej vitit 2003 që ka marrë çmimin Superbrand në vende të ndryshme?
“Si iniciativë është diçka mjaft interesante dhe është mjaft pozitive që ka ardhur edhe në Shqipëri. Prestige Home Shpk, e njohur në tregun shqiptar si Pierre Cardin Home, është një superbrand i luksit, ikonë e modës dhe këtë e tregojnë më së miri vitet e eksperiencës sonë në treg”, është shprehur përfaqësuesi i kësaj kompanie.
Edlira Mali, këshilltare e pavarur në fushën e marketingut, ka qenë pjesë e Këshillit të Superbrands Albania 2017. E pyetur se si i është dukur iniciativa e Superbrands, ajo ka treguar rëndësinë që ka në tregun shqiptar.
“Është shum e rëndësishme që edhe në tregun shqiptar gjërat mos t’i lihen spontanitetit, por markat ta dinë që janë në monitorim le të themi, gjithmonë duke u nisur nga perspektiva e konsumatorit, sepse është ai në fund të fundit që thotë fjalën e tij duke bërë zgjedhje, pra duke blerë. Brendet duhet të kuptojnë se në këndvështrimin e tyre duhet të jetë konsumatori i pari dhe jo vetëm aspekti i fitimit apo aspekti financiar”, është shprehur ajo.
Por çfarë e bën një kompani një Superbrand?
“Konsumatori. Nëse marka ka në këndvështrimin e saj konsumatorin, atëherë ajo cilësohet si një Superbrand. Por, nëse marka është krijuar thjesht për të hyrë në treg, pa e patur konsumatorin në mendje, ka hapin e gabuar”, ka përfunduar Mali.
Artistic Pirro Jewellery është zgjedhur për herë të dytë fituese e Superbrand.
“Jemi më të mirët në atë çfarë ne bëjmë, prandaj jemi zgjedhur”, është shprehur përfaqësuesja e Pirro Jewellery.
“Ne kemi produkte të standarteve të larta, por edhe japim oferta të cilat janë një pjesë e rëndësishme e kompanisë. Ne bëjmë art që nuk ka kohë e sezon, prandaj jemi një Superbrand”, ka përfunduar ajo.
Sophie Caffe
Për kompaninë Sophie Caffe është hera e parë që vlerësohet me Superbrand dhe sipas përfaqësuesit të saj, “Superbrands është një eksperiencë e iniciativë e re dhe një përzgjedhje pozitive, pasi bën së bashku të gjitha kompanitë me njëra –tjetrën.”
Por, çfarë e bën Sophie Caffe një Superbrand?
“Për vetëm 4 vjet rrjeti i lokalve është zmadhuar me përmasa të mëdha, ku sot numërojmë gati 20 pika. Për kompaninë tonë aspekti kryesor ka të bëjë me produktin, cilësinë e shërbimit dhe komunikimin, një pike ku ne synojmë edhe më fort: Pra një komunikim produktiv midis stafit dhe klientit”, ka përfunduar ai.
Ines Muçostepa, kryetare e “Dhomës së Tregtisë në Shqipëri”, është pjesë e Këshillit të Superbrands Albania 2017.
Për të, Superbrands është një iniciativë e shkëlqyer, duke u renditur si viti i dytë në të cilën ajo ka qenë pjesë e këtij këshilli selektues.
“Superbrands është një iniciativë në ndihmë të sipërmarrjes, duke vlerësuar markat më të mira në treg dhe sigurisht që do ta mbështes përvit këtë nismë”, është shprehur Muçostepa.
Kompania Stela është zgjedhur për herë të dytë si një Superbrand, me birrën e saj “Stela”.
“Është një iniciativë mjaft e mirë dhe sigurisht që kur fiton, është një kënaqësi më vete”, është shprehur përfaqësuesi i birra Stela.
Telekom Albania
Kjo është hera e dytë që Telekom është përzgjedhur si një Superbrand në Shqipëri.
“Është një iniciativë e domosdoshme dhe mendoj se duhet të ketë gjithmonë iniciativa të tilla në vendit tonë, e entitete që të çertifikojnë brendet për t’i dalluar nga njëra-tjetra”, është shprehur përfaqësuesja e Telekom.
“Arsyeja përse ne jemi sërisht pjesë e Superbrand është angazhimi i vazhdueshëm për të ofruar shërbimin më të mirë ndaj klientëve tanë”, ka përfunduar ajo.
Viprint
Kompania Viprint janë partnerët e Superbrand dhe njëkohësisht pjesë e Superbrand prej 2 vitesh.
“Kjo është një iniciativë mjaft e mirë, pasi i shtyn kompanitë që të konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe të përmirësohen çdo vit e më shumë”, ka deklaruar përfaqësuesi i Viprint.
Cfarë e bën Viprint një Superbrand?
“Viprint është njëra nga kompanitë e vetme në Ballkan që shtyp formate të ndryshme me të njëjtin kualitet dhe cilësi ashtu siç janë dizenjuar dhe paraqet efekte të ndryshme speciale në letër”, ka përfunduar ai.
Genti Beqiri, anëtar i Këshillit të Superbrands Albania dhe kryetar i “Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve Shqiptare, ka shprehur se ç’do të thotë për të një Superbrand.
“Menaxhimi, shërbimi i mirë, produkti dhe personat që e krijojnë këtë produkt, këto janë aspektet që e bëjnë një kompani të jetë Superbrand”, është shprehur ai.