Art & Kulturë

Supë me kungull dhe oriz

Kjo supë është e shpejtë për t’u përgatitur dhe këshillohet për periudhën e vjeshtës kur kungujt janë në stinë. Është një pjatë e parë e shëndetshme dhe u këshillohet edhe atyre që po ndjekin një dietë.

Përbërësit:

1,5 kg kungull i verdhë
200 gr oriz
70 gr gjalpë
60 gr parmixhano
15 dl brodo mishi
5 dl qumësht
1 qepë
kripë

Përgatitja:

Prisni në copa të vogla kungullin, hiqini lëkurën, farat dhe copat e drunjta. Vëreni tulin të ziejë në një tenxhere në zjarr të ulët për 10 minuta me gjysmë litri qumësht dhe pak kripë.
Shtypeni kungullin në shtypësen e perimeve dhe më pas transferojeni në tënxhere. Lëreni në zjarr të ulët për 5-6 minuta derisa pureja të shterojë pak, duke e përzier herë pas here me lug druri. Hiqeni më pas nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
Qëroni dhe grini imët një qepë, më pas kavardiseni me 70 gr gjalpë në një tigan ose tenxhere. Kur të ketë marrë ngjyrë të artë, shtoni purenë e kngullit, përziejini dhe lërini të marrin shije për pak minuta.
Zjeni brodon e mishit ose të perimeve, hidheni mbi purenë e kungullit dhe kur të ketë marrë përsëri valë, shtoni 200 gr oriz, rregullojeni me kripë e piper dhe ziejeni për 12 minuta.
Mund ta servirni në një supiere, ose në një kungull të zbrazur, duke e shoqëruar me 60 gr parmixhano të grirë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).