Në vitin 2009, data 22 Prill është njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kjo është një ditë dedikuar përgjegjësisë së përbashkët; një ditë kur promovohet harmonia me natyrën dhe planetin Tokë.
UNYA Albania ka vendosur të organizojë më 23 Prill “Coffee Talk 1.5: International Mother Earth Day”: jo vetëm për të festuar këtë ditë, por për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat që ndesh mirëqenia e planetit dhe jeta në të, gjithashtu. Për më tepër, ne synojmë të motivojmë të rinjtë shqiptarë të ndërmarrin nisma miqësore kundrejt mjedisit.
I ftuari kryesor do të jetë Ened Mato, aktivist i mirënjohur i Shoqërisë Civile. Ened Mato ka ideuar dhe drejtuar një sërë nismash rinore vullnetare me fokus mbrojtjen e mjedisit.
Rreth 15 të rinj do të përzgjidhen për të na u bashkuar për “kafen e rradhës”, në një diskutim dy-orësh. Ne besojmë që kjo është një mënyrë për të nxitur rininë shqiptare të gjejë zgjidhje për problematikat e realitetit.
Nxitoni të aplikoni: Vendet e lira janë të kufizuara dhe pjesëmarrja konfirmohet nga UNYA Albania. Aplikoni duke plotësuar formën vijuese: http://www.unyaa.al/coffee-talk-1-5/
Afati për të aplikuar është dita e Premte,19 Prill.