Art & Kulturë

Sot do të garojnë nxënësit e dhjetë shkollave në “Unë kam talent” në Prishtinë

Në Amici Ciao në Prishtinë, sot prej orës 18:00 do të mbahen garat muzikore me nxënës të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus. Gara e quajtur “Unë kam talent” – I Got Talent”, ka përzgjedhë nxënësit e dhjetë shkollave fillore të Komunës së Prishtinës, ngjarje kjo e cila organizohet nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore (IKPZH), dhe e përkrahur nga Ministria e Kulturës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë garë do të marin pjesë nxënësit e shkollave fillore: Asim Vokshi , Naim Frasheri, Pjetër Bogdani, Elena Gjika, Ismail Qemajli , Faik Konica, Qamil Batalli , Emin Duraku , Xhemail Mustafa , Shkolla e Gjelbert. Juria profesionale në përbërje prej tre anëtarëve do të përkujdeset për vlerësimin e garuesve , ku do të perzgjidhen tre këngëtarë, të cilët do të vazhdojnë garën e mëtejme në nivel shtetëror.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).