Sot Dita Botërore e Sindromës Down

Sot është Dita Botërore e Sindromës Down, për këtë Presidenti Meta ka shkruar një status në Facebook.

Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).