Rikthehet Indiana Jones, zbulohet data se kur do të nisin xhirimet

Regjisori Steven Spielberg ka deklaruar se do të nisi xhirimin e filmit të pestë të Indiana Jones në prill të vitit 2019.

Ai e bërë këtë deklaratë gjatë së dielës mbrëma, në ceremoninë e çmimeve Rakuten në Londër, Britani, ku u nderua me çmimin “Legjenda e dekadës” për produksionet e tij filmike.

“E bëj me qejf rrugën për në Angli kur e di që do të punoj me një kast aktorësh të talentuar. Si aktorët, ashtu edhe ekipi pas skenave, më kanë ndihmuar shumë në prodhimin e filmave të mi. Ndaj, unë do të rikthehem në prill 2019 për të xhiruar këtu filmin tim të pestë të Indiana Jones”, është shprehur Spielberg gjatë fjalimit të tij.

Kështu, seria më e fundit e një prej filmave më të suksesshëm të kohërave, do të xhirohet vitin tjetër në Angli. David Koepp do të jetë shkrimtari i kësaj serie, i cili po ashtu është autori i serisë së fundit të vitit 2008 “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” dhe ka punuar më parë me Spielberg për filmat “Jurassic Park dhe “Jurassic Park: The Lost World”.

Të katërt filmat e Indiana Jones kanë mbledhur së bashku një shumë prej 2 miliard dollarësh. Filmi më i fundit i Steven, “Ready Player One” do të dalë premierë në kinema më 29 mars.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).