Skulpturë e gatim nga personat me sindromën Down,Vazhdojmë me art për integrim social. Këtë herë personat me sindromën Down do të shprehin shkathtësitë e tyre në skulpturë dhe gatim. Ejani të gjithë të enjtën në qendrën tonë në Prizren dhe bëhuni pjesë e përpjekjeve tona për integrim social të personave me sindromën Down. Sikurse herën e kaluar, edhe këtë të enjte do të keni mundësinë të shijoni artin dhe gatimin e tyre. Ky aktivitet i qendrës së DSK-së në Prizren organizohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Skulpturë, gatim, integrim social
Prev Post
Shfaqja e filmave për “Mjedisin
Next Post
PlumbÇ me Edin Q. Lohja