Pandemia e Covid-19 ka bërë që shumë prej nesh të punojnë nga shtëpia. Në qoftë se kjo është një eksperiencë e re për ty, atëherë këto “sekrete” do të të ndihmojnë të jeni produktiv dhe të ruani ekuilibrin, punë-jetë e përditshme.
- Respektoni një program ditor dhe orar fiks.
Ndërtoni një program ditor me proceset e punës dhe përpiquni ti përmbaheni sa më shumë atij. Mos lejonoi faktorë të jashtëm apo të brendshëm t’ju ndërhyjnë në shkurtimin apo spostimit të orarit të paracaktuar për të punuar. Pra qëndroni sa më fanatik përballë këtyre dy elementëve.
- Krijo një rutinë në mëngjes
Ky sekret ka të bëjë me krijimin e një rutine e cila ju drejton ju tek vendi i punës. Cili proces i mëngjesit ju tregon që jeni gati për të nisur punën? Mund të jetë një filxhan kafe, mund të jetë kthimi pas një vrapi apo të hequrit e pizhameve dhe veshja e robave të tjera. Një rutinë mund të jetë më e fuqëishme sesa ora për t’ju ndihmuar të nisni çdo ditë.
- Vendosni rregulla me personat e tjerë në shtëpi
Për shembull; nëse fëmijët tuaj duan të afrohen pranë jush apo ju këkojnë të bëni diçka ndërkohë që jeni duke punuar, ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk lejohet në ato momente. Këto rregulla duhet të jenë të qarta për çdokënd me të cilët ju jetoni. Në këtë mënyrë ju do të jeni të qetë ndërkohë që punoni.
- Parashikoni pushime dhe respektojini ato.
Jepini vetes një pushim të përshtatshëm për tu shkëputur nga ekrani i kompjuterit apo telefoni. Një orë pushim dreke dhe dy pushime nga 15 minuta janë të përshtatshme për një ditë pune me kohë të plotë. Ashtu siç duhet të respektoni orarin e punës duhet edhe për orarin e pushimit. Në qoftëse ju ndodh që pushimin e drekës ta përfundoni për 40 minuta zgjateni atë edhe 20 minuta të tjera duke kryer diçka që ju shplodh si ushtrime për qafën, sytë etj.
- Krijoni një hapsirë të dedikuar vetëm për të punuar
Krijimi i një hapsire të tillë do ju ndihmojë në arritjen e dëshiruar të përqëndrimit gjatë procesit të punës, pasi truri e percepton sikur të jeni në një zyrë të vërtet.
- Mbani pranë vetes vetëm telefonin e punës.
Celulari konsiderohet si shpërqëndrim gjatë procesit të punës. Mbajtja e telefonit personal sa më larg vetes do ju ndihmoj në produktivitetin ditor të punës.
- Mbaj kontaktet me kolegët e punës / videocall
Vetmia, distancimi dhe izolimi janë problemet e këtyre ditëve më të dukshme sidomos tek personat ekstravert. Ruajtja e kontakteve me kolegët e punës, qoftë edhe me videocall, do t’ju ndihmojë të ndiheni afër, të përfshirë dhe do të rrisë motivimin tuaj.
- Mbylleni ditën me një rutinë
Ashtu siç e nisni ditën me një rutinë, krijoni dhe një të tillë si sinjal për mbylljen e ditës së punës si: shëtitja me qenin, fillimi i një programi të preferuar pasditeje etj. Çfarëdo aktiviteti që ju të zgjidhni bëjeni vazhdimisht që të shënoj fundin e orëve të punës.
Pavarsisht të gjithave vendosni ju se cila funksionon për ju. Ndonjëherë përgjigja është e dukshme, por ndonjëherë mund t’ju nevojitet dhe frymëzim nga persona të cilët ndodhen në të njëjtën varkë me ju.