Ja një këshillë për këtë sezon që sapo ka nisur dhe shumë prej jush shpenzojnë kohë cilësore jashtë shtëpisë: Mos i hidhni majat e luleshtrydheve, por kthejni në një ujë të aromatizuar freskues dhe të shijshëm.
Të gjithë i heqim majat e luleshtrydheve, pjesën me gjethe dhe pak nga tuli i luleshtrudheve. Nëse ju ndodh të hiqni pak më shumë, me siguri po hidhni në koshin e plehrave një shumë parash, vlerash e shije.
Bëni ujë me luleshtrydhe në vend të kësaj.
Thjesht merrni majat, të cilat i keni shpërlarë dhe futini në një kavanoz të madh. Mbushini me ujë, më pas lërini të qëndrojnë për një orë ose pak më shumë. Do të merrni ujë me shije dhe aromë frutash, një version më i ëmbël se ai me kastravec. Do t’ju mbajë të hidratuar dhe të freskët gjatë gjithë kohës, ndërsa do të ndjeheni të qetë që nuk keni çuar dëm dhe disa para.

Si t’i përdorim majat me gjethe të luleshtrydheve
Prev Post
“Ferdinand”, premierë të shtunën tek
Next Post
12 mijë spektatorë në “arTurbina”