Shumë e thjeshtë!
Përbërësit:
2 feta gjoks pule
1 spec të kuq
1 spec të portokalltë
1 spec të verdhë
1 qepë
Kripë
Piper të zi
Spec të kuq të bluar
Pluhur hudhre ose 2 copa hudhër
Fara qimnon
makarona
djathë çedar (në mungesë të tij bën të zëvendësohet edhe me djathë kaçkavall)
Përgatitja:
Fetat e pulës i fërgoni në një tigan me vaj derisa të fërgohen në të gjitha anët njësoj. Pastaj i hiqni nga tigani dhe në atë tigan i shtoni fetat e të tri llojeve të specave dhe fetat e qepës.
Pasi të fërgohen mirë specat dhe qepa i shtoni fetat e pulës të fërguara më herët dhe i shtoni kripë, piper të zi, spec të kuqe të bluar, pluhur hudhre, fara qimnon dhe përziejni të gjitha së bashku.
Pasi të fërgohen të gjitha produktet i shtoni 5 gota qumësht dhe makaronat. Pastaj përziejni të gjitha së bashku dhe mbyllni me kapak për 20 minuta.
Pasi të zihen makaronat i shtojmë djathin çedar dhe i përziejmë mirë.
Pastaj mund t’i shërbeni sipas dëshirës.