Art & Kulturë

Si të bëni çokollatë të zezë të shëndetshme në shtëpi

A mund të përgatitet çokollata e zezë në kuzhinën e shtëpisë? Sigurisht që po. Madje, ju keni në duar një produkt të sigurt duke kursyer edhe para. Të mos flasim për shijen pastaj. Megjithatë, mos harroni që konsumi i saj duhet të jetë gjithmonë i moderuar.

Çokollata e zezë na përmirëson humorin, ndihmon në rritjen e niveleve të kimikateve të trurit që na bëjnë të ndihemi mirë dhe të lumtur. Përmirëson funksionet e trurit, redukton stresin dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjve të zemrës.

Përbërësit:

1 gotë kakao pluhur (100%kakao)
½ gote vaj kokosi
4 lugë gjelle mjaltë (organik)
½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
pak kripë deti
Udhëzime:

Në një tenxhere të vogël, në nxehtësi të ulët, shkrini vajin e kokosit, mjaltin, kakaon dhe ekstraktin e vaniljes. Përziejini derisa gjithë përbërësit të kombinohen mirë.
Vendoseni masën në formën tuaj të preferuar të kallëpit.
Lëreni për disa minuta në ngrirje derisa të forcohet.
Më pas hiqeni nga kallëpi, vendoseni në një kontenier që mbyllet hermetikisht dhe ruajeni në frigorifer.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).