Si ta dalloni nëse orizi përmban plastikë!

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të dalluar orizin e vërtetë nga ai plastik:

-Shtypni disa kokrra orizi dhe shikoni ngjyrën që merr. Nëse bëhet pluhur i bardhë, është organik. Nëse lë njollë të verdhë është plastikë.

Testi i zjarrit

Hidhni disa kokrra oriz në zjarr dhe shikoni nëse ato digjen. Nëse kjo gjë ndodh, keni të bëni me oriz “të rrejshëm”.

Testi i ujit

Hidhni një lugë gjelle me oriz, në një gotë me ujë. Për të qenë organik, duhet që kokrrat të bien në fund të gotës apo enës.

Testi i mykut

Gatuani një grusht oriz, pastaj vendoseni atë në një enë plastike dhe lijeni për disa ditë në diell. Orizi i vërtetë dhe organik, duhet të myket në 2 ditë; orizi plastik  do të mbetet i njejtë.

Nëse dyshoni se orizi që keni blerë është plastik, provoni këto këshilla për të zbuluar lehtësisht cilësinë e tij.