Art & Kulturë

Shqipëria prezantohet në Bienalen e Venecias. Ja datat

Edhe këtë vit Shqipëria do të ketë veprën e saj përfaqësuese në Bienalen e Venecias. Vepra e Driant Zenelit, “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, e kuruar nga artistja Alicia Knock do të prezantohet nga 11 maji deri më 24 nëntor 2019 në “Arsenale Artiglierie”.

Në përshkrimin që i bëhet veprës së artistit shqiptar në faqen zyrtare të Bienales, thuhet se, “vepra është një instalim skulpturor i cili zgjerohet si një projekt multidisiplinar duke lënë idenë se “nën një sipërfaqeje ka një sipërfaqeje tjetër”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).