Shqipëria, parajsa e fshehur apo zemra e Mesdheut

”Must Do Travels” komuniteti më i madh dhe një influencues i lartë i udhëtimit për promovimin e turizmit në mbarë botën ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi citon sajtin “Must Do Travels” që shkruan: “Shqipëria është thjesht spektakolare”, ndërsa i referohet sajtit si një nga komunitetet më të mëdha të udhëtimit, që ka publikuar një video për Shqipërinë të vlerësuar si “parajsa e fshehur” dhe “zemra e Mesdheut”

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).