Art & Kulturë

Shqipëri-Kosovë, kalendar aktivitetesh të përbashkëta për 2019-ën

rejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, pjesë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Irsa Ruçi zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Rinisë, Feim Hoxha dhe stafin përgjegjës për çështjet rinore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Takimi u mbajt në kuadër të dakordësimit për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e Rinisë, prezantuar në mbledhjen e pestë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018.

Në këtë tryezë u diskutua për sfidat e përbashkëta mes dy vendeve tona sa i takon politikave rinore dhe u përcaktua një kalendar i përbashkët aktivitetesh që do ndiqen ndërmjet institucioneve që përfaqësojnë çështjet rinore të dy qeverive, deri në fund të vitit 2019-të.

Rezultatet e këtij takimi vëllazëror do konkludohen nëpërmjet firmosjes së një marrëveshjeje të përbashkët koordinimi të aktiviteteve, që do të përfshijnë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).